Bilek: Presidenca çeke do ta ketë prioritare liberalizimin e vizave për Kosovën

13:24 | 1 Korrik 2022
arbresh.info

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, prezantoi prioritetet e Çekisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus të kryesimit të Çekisë. Presidenca çeke do të angazhohet për progres konkret në negociatat e zgjerimit të BE-së, dhe të mbështetë procesin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Bilek, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Kosovës, gjatë presidencës çeke.

“Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenca çeke e ka në agjendë prioritare liberalizimin e vizave për Kosovën”, deklaroi Bilek.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, shefi i BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, dhe pjesëmarrës të tjerë vendor edhe ndërkombëtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme