Osmani thotë se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit gjatë presidencës çeke

13:29 | 1 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë vit Kosova është e këmbëngulur për integrmin evropian, dhe se do të kandidojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, shkruan arbresh.info.

“Kosova është e këmbëngulur për integrimin evropian. Agjenda evropiane është baza e gjithë veprimeve dhe ligjeve tona. Kosova do të kandidojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe jemi të lumtur që kjo do të ndodhë gjatë presidencës çeke. Edhe njëherë, Kosova është e përkushtuar qe të qëndrojë përkrah BE-së në këtë kohë krize”, tha presidentja Osmani.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë prezantimit të prioriteteve të Çekisë gjatë kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme