Një anëtar i qeverisë së kryeministrit britanik Boris Johnson , përgjegjës për disiplinën partiake të deputetëve konservatorë, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht dy burra, duke shkaktuar probleme të reja për liderin britanik tashmë të dobësuar nga skandali i mëparshëm i një tjetër deputeti i cili u kap duke parë video pornografike në ambientet e Parlamentit, shkruan skynews.
Në letrën e tij të dorëheqjes, nënkryetari i grupit parlamentar konservator, Chris Pincher pranon se ai “kishte pirë shumë” dhe kërkon falje për skandalin.
Sipas mediave britanike, deputeti konservator 52-vjeçar ngacmoi seksualisht dy burra, njëri prej të cilëve është deputet, në një klub privat në qendër të Londrës, Carlton Club, të mërkurën mbrëma, duke nxitur protesta kundër tij në Partinë Konservatore.
Edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i grupit parlamentar, Chris Pincher mbetet një deputet, duke nxitur thirrje për përjashtimin e tij nga partia dhe një hetim të brendshëm
Qeveria e Boris Johnson është tronditur gjithashtu nga skandale të tilla si ai i partive në Doëning Street, pavarësisht kufizimeve të Covid-19 gjatë pandemisë, të cilat i kushtuan kryeministrit një mocion censure të mposhtur ngushtë./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç