Dështon miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave

12:36 | 1 Korrik 2022
arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

“Nuk pati kuorum për këtë projektligj”, deklaroi kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa bëri të ditur se në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikat tjera të rendit të ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme