Google ADS

Shqipëria në krizë për mjekë, Shoqata e Infermierëve: Po telefonohen ata që kanë dalë në pension

12:36 | 1 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ngre shqetësimin se sistemi shëndetësor në vendin tonë është në krizë për personel.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, shoqata thotë se shumë spitale, përfshirë edhe ato private kanë mungesa të specialistëve dhe infermierëve.

Sipas shoqatës, Ministria e Shëndetësisë po telefonon mjekë të dalë në pension që të bëhen pjesë e shërbimeve.

Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bën thirrje për rregullimin e politikave të vlerësimit të sfateve mjekësore.

“Shqipëria ne krize për personel shëndetësore me mungesa te mëdha te mjekeve dhe infermiereve.

Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërie qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh. Shume spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa te mëdha te mjekeve specialist dhe infermiereve.

Sikur te mos mjaftonte kjo ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë për te plotësuar nevojat për staf ne Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekeve te dale ne pension te bëhen pjese e këtyre shërbimeve.

Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqipëria te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria për te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension për të iu bashkuar për te shërbyer.

Kur do ndërgjegjësohen për te rregulluar politikat e duhura te punësimit dhe vlerësimit te stafit mjekësore para se Shqipëria te behet monopol i një grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqipëria. Mos valle duhet ti kthej sytë Ministria nga vendet e tjera për te plotësuar nevojat për staf mjekësore ne vend??? Nuk keni pare gjë akoma…pasi tani është vone për te ndaluar ketë hemorragji ne Shëndetësi”, thuhet në reagim./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme