Koreja e Veriut pretendon se shpërthimi me koronavirus ka filluar pasi disa nga qytetarët e saj kanë prekur “gjëra të huaja” pranë kufirit me Korenë Jugore.
Duke shpallur rezultatet e hetimit të tij, Veriu urdhëroi njerëzit e saj që “të merren me vigjilencë me gjërat e huaja që vijnë nga era dhe fenomenet e tjera klimatike dhe balonat në zonat përgjatë vijës së demarkacionit dhe kufijve”, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, transmeton portal arbresh.info
Agjencia nuk e përmendi drejtpërdrejt Korenë e Jugut, por dezertorët dhe aktivistët e Koresë së Veriut kanë fluturuar për dekada me balona nga Jugu përtej kufirit shumë të fortifikuar, duke mbajtur fletëpalosje dhe ndihma humanitare.
Sipas KCNA, një ushtar 18-vjeçar dhe një fëmijë pesë-vjeçar janë infektuar pasi kanë rënë në kontakt me “gjëra të paidentifikuara në një kodër rreth kazermave dhe lagjeve të banimit” në qarkun lindor të Kumgang në fillim të prillit treguan simptoma dhe më vonë u testuan pozitive për koronavirusi”.
KCNA tha se të gjitha rastet e tjera të etheve të raportuara në vend deri në mes të prillit ishin për shkak të sëmundjeve të tjera, por nuk dha detaje.
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se rreziku që njerëzit të infektohen me Covid përmes kontaktit me sipërfaqe ose objekte të kontaminuara përgjithësisht konsiderohet i ulët, megjithëse është i mundur.
Shpërthimi me koronavirus në Korenë Veriore filloi pasi vendi kishte lejuar transportimin e mallrave kineze./arbresh.info/
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë