Nga: Idriz Morina
Serbia nuk po na vëzhgon më në një mënyrë të thjeshtë në kuptimin e përgjimit nëpërmjet telefonisë celulare dhe tokësore apo nëpërmjet internetit.
Ata tashmë kanë siguruar një përgjim të sofistikuar, madje edhe të pranisë ndërkombëtare këtu, nëpërmjet një radari të fuqishëm të vendosur në territorin e Kosovës, në komunën e Leposaviçit.
Ende asnjë institucion i Kosovës nuk ka reaguar. Këtë se ka bërë as Murat Meha, drejtues i Komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, që sipas hartave të tij, përkatësisht të gjeoportalit të Kosovës, del se bazuar në parimin e përcaktimit të kufijve shtetëror me ‘metodën’ kadastrale, radari është vendosur në territorin e Kosovës. Edhe sipas parimit të fqinjësisë së ndarjes së tokave, dhe trojeve, në mezhdë nuk mund të ketë asgjë tjetër vetëm të gurit shënjues, e nëse rezulton se një trup është pikërisht në vijën kufitare, atëherë, ai trup qoftë molle, dardhë apo radar, ndahet përgjysmë, pra shfrytëzohet përgjysmë. Por, meqë Kosova nuk ka këso raporte të mira fqinjësore me Serbinë, atëherë ajo duhet ta shkul nga aty atë radar, dhe madje nuk duhet të lejohet fare në afërsi të ndjeshme të vijës kufitare. Bazuar në lartësinë mbidetare, dhe shtrirjen e Kosovës, radari rezulton se ka kontroll të plotë në gjithë hapësirën dhe nuk ka thuaja asnjë sipërfaqe që ai nuk mund ta identifikojë apo nga ku nuk mund të marrë sinjal.
Bazuar në ndjeshmërinë e tij, deri më tani, ky radar nuk ishte lejuar të përdorej nga KFOR-i, i cili ia kishte ndaluar shfrytëzimin Serbisë bazuar në ndalesën e NATO-së që në 25 km largësi hapësinore, të mos kryente asfarë veprime të demonstrimit ajror, pra përfshirë fluturimet me aeroplan apo me helikopterë.
Por, me heqjen e kësaj ndalese para disa ditësh, kur marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë nga KFOR-i në takimin e shumëpërfolur për shkak se ushtria serbe u përfaqësua nga gjenerali serb in akuzuar për gjenocid ndaj shqiptarëve, edhe radari është kthyer në funksion.
Pra, tashmë përgjimi nga Serbia është i drejtpërdrejtë dhe shumë i sofistikuar, ndërsa Kosova nuk ka as ushtri, dhe as polici, e cila mund të bëjë kundërveprime ushtarake. Por, pavarësisht kësaj, para së gjithash këto dy forca do të mund të mbahen nën vëzhgimin e Serbisë, me anë të teknologjisë shtesë që mund të montohet nga Serbia.
Por, ajo që është më e papranueshme aktualisht është se nga shtetit i Kosovës nuk kemi asnjë reagim për okupimin e një pjese të territorit, ku së bashku me hapësirën ku janë vendosur radarët, Serbia pretendon vetëm në atë pjesë që të merr edhe 360 hektarë të tjerë.
(Autori është kryeredaktor i të përditshmes “Bota Sot”)
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...
Amerika zgjedh sot presidentin, 7 shtetet që mund të caktojn...
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...