Dashi: Këtë të premte dita nis mbarë. Nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të bëni një hap përpara! Në punë nuk përjashtoj kontaktet me qytetet e tjera, inkurajoj bashkëpunimet.
Demi: Në dashuri mund të përjetoni emocione të bukura në sajë të pozicionimit të bukur të Venusit, ndaj përpiquni ta lini veten të përjetojë atë që dëshironi. Sakaq në punë lodhja ndihet, por në fund ju do të jeni fitues.
Binjakët: Yjësi e bukur për ndjenjat, çiftet që janë të konsoliduar prej kohësh mund të vendosin të legalizojnë një martesë. Në punë duhet të bëni një bilanc të situatës dhe të kuptoni se cilat janë prioritetet.
Gaforrja: Këtë ditë të parë të korrikut në dashuri mund të ketë fërkime të vogla, mos ushqeni polemika të kota. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni ndryshuar kohët e fundit biznesin apo tuaj, duhet të përpiqeni të mendoni për nevojat tuaja reale.
Luani: Nëse keni takuar një person të mirë, sot e premte dhe nesër e shtunë janë ditë të mira për të mbajtur kontakte. Nga ana tjetër në punë nuk i përjashtoj ndryshimet, ndërda ju dëshironi të përfshiheni.
Virgjëresha: Përfitoni nga fundjava për të organizuar diçka të këndshme me partnerin, keni nevojë për pak relaksim. Në punë, nga ana tjetër, luaj me diplomaci, nuk mund të thuash gjithmonë gjithçka që mendon.
Peshorja: Këtë 1 korrik mund të keni diçka për t’i thënë partnerit/es tuaj, përpiquni ta bëni në mënyrat dhe tonet e duhura pa dëmtuar ndjeshmërinë e tij/saj. Nga ana tjetër në punë diçka po lëviz, lajme po vijnë.
Akrepi: Qiell i bukur për ndjenjat, çiftet që janë bashkë prej kohësh do ta gjejnë veten më të pasionuar se kurrë. Në punë, nga ana tjetër, hidhini në letër kërkesat tuaja dhe nuk do të ketë keqkuptime.
Shigjetari: Në dashuri mund të ketë disa tensione të vogla, rikuperim gjithsesi prisni në orët e mbrëmjes. Lajme të reja ka nga ana tjetër, për profesionistët e lirë. Favorizim ka për ta.
Bricjapi: Dita e premte nis mirë, nëse ka pasur diskutime në dashuri këtë fundjavë mund të rikuperoni sikletin ku mund të jeni përfshirë. Në punë situata është e qëndrueshme, ajo që bëni ju kënaq dhe nuk mungojnë stimujt!
Ujori: Në dashuri nëse jeni beqar shikoni përreth jush, mund të njihni një person të mirë. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni një negociatë të vazhdueshme, mbylleni brenda javës së ardhshme.
Peshqit: Në dashuri një person ju intrigon, por ju nuk e dini nëse është e njëjta gjë edhe nga ana tjetër. Në këtë pikë ju mbetet që të ndiqni intuitën tuaj të pagabueshme dhe të veproni. Në punë jeni pak konfuz, keni nevojë për kohë për të bërë një bilanc të situatës, por në fund do të fitoni!
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele