Google ADS

OBSH: Presim numër në rritje të infeksioneve në mbarë Europën

01:04 | 1 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret “nivele të larta” të infeksionit me koronavirus në Europë dhe ka bërë thirrje për mbikëqyrje të virusit, pasi numri i të infektuarve është trefishuar brenda një muaji.

“Pasi vendet në Europë hoqën të gjitha masat që ishin fuqi, patjetër që do të ketë rritje të infeksionit këtë verë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, transmeton portal arbresh.info

“Virusi nuk do të zhduket vetëm sepse shtetet kanë ndaluar së kontrolluari. Ai vazhdon të përhapet, të ndryshojë dhe të vazhdojë të vrasë”, theksoi ai.

I udhëhequr nga nënvarianti i omicron BA.5, koronavirusi po përhapet në rreth pesëdhjetë vende që i përkasin pjesës europiane të OBSH-së dhe këtë javë ata iu afruan numrit ditor prej 500,000 të infektuarve rishtas.

Në fund të majit, ky numër ishte 150,000, sipas të dhënave të OBSH-së.

Pas katër deri në pesë mijë vdekje ditore gjatë dimrit, numri i vdekjeve aktualisht është në një nivel të ulët prej rreth 500 në ditë, siç ka qenë në verën e vitit 2020.

Pothujase të gjitha vendet europiane kanë shënuar rritje të rasteve me koronavirus, ndërsa vendet me numrin më të madh të infeksioneve janë Portugalia, Luksemburgu, Franca, Greqia, Qiproja, Gjermania dhe Austria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme