Samiti i NATO-s i mbajtur në Madrid u fokusua kryesisht në Ukrainë, por Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës foli sot edhe për Kinën.
Përkatësisht, për herë të parë NATO vendosi të flasë për ato që i quan “sfidat që Pekini i paraqet sigurisë, interesave dhe vlerave të NATO-s”, transmeton portal arbresh.info
Ndryshimi në konceptin strategjik të NATO-s vjen në një kohë kur prania ushtarake e Kinës po forcohet në skenën botërore.
Për shembull, Kina ka lëshuar kohët e fundit aeroplanmbajtësen e saj të tretë dhe deri më tani më moderne, dhe po zhvillon gjithashtu raketa hipersonike, të cilat mund të lëvizin me një shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit.
Ajo që po ndodh në Tajvan është e rëndësishme për NATO-n.
Kina e sheh Tajvanin, një ishull në Detin e Kinës Lindore, si një pjesë integrale të territorit të saj. Në vitet e fundit, zyrtarët kinezë kanë kërcënuar me veprime ushtarake kundër Tajvanit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi se Tajvani nuk është anëtar i NATO-s, por tha se “ajo që po ndodh me Tajvanin është e rëndësishme për aleatët e NATO-s”, duke shtuar se “Kina duhet të ndalojë së kërcënuari Tajvanin”./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...