Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka thënë se Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi sot në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar.
Sipas Ragmi Mustafit, Shaip Kamberi i ka siguruar votat e mjaftueshme për deputet në Parlamentin e Serbisë.
Mustafi ka thënë se mobilizimi i duhur ka bërë që Kamberi të marrë votat e nevojshme.
“Tashmë sipas vlerësimit të shtabit Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga mobilizimi dhe organizmi janë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Parlament. Megjithatë tashmë është në duart e komisionereve te cilët do te administrojnë votën, përkatësisht numërimin e votave”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.
Mustafi, ka bërë të ditur se Kamberi ka marrë 630, vota që i mjaftojnë për t’u zgjedhur deputet.
Sipas tij, ky numër mund të shkojë deri në 650 ose më tepër.
“Sipas vlerësimeve tona kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit”, ka thënë ai.
“Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai
Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...