Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone shprehu mbështetje për Vladimir Putin, duke e quajtur liderin rus një “person të klasit të parë”, ndërsa kritikoi udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky që nuk bëri më shumë për të parandaluar konfliktin në vendin e tij.
Ecclestone, i cili drejtoi Formula 1 për 40 vjet, përpara se të largohej nga posti i CEO në 2017, foli për admirimin e tij të vazhdueshëm për Putinin në emisionin ITV “Good Morning Britain”, transmeton portal arbresh.info
I pyetur nëse ende e mbështet Vladimir Putinin, Ecclestone u përgjigjë: “Do vdisja për të”.
“Do të doja që të mos lëndohej, por nëse do të ndodhte, do të merrja përsëri një plumb. Sepse ai është një person i klasit të parë. Dhe ajo që ai po bën është diçka që ai e beson se është gjëja e duhur për Rusinë”, tha ai.
Biznesmeni britanik 91-vjeçar fajësoi më pas presidentin ukrainas Zelensky se nuk bëri më shumë për të parandaluar konfliktin, duke sugjeruar se lideri ishte më i prirur për rolin e tij të mëparshëm të aktorit dhe humoristit.
“Me sa kuptova, ai ishte një comedian dhe mendoj se ai duhet të vazhdojë në atë profesion, sepse po të kishte menduar për gjërat, sigurisht që do të ishte përpjekur të fliste me Putinin, i cili është një person i arsyeshëm dhe sigurisht që do ta dëgjonte”, tha ai.
Në dukje i papërgatitur për të pranuar pikëpamjet e Ecclestone, prezantuesi Ben Shepard i bëri presion ish-shefit të Formula 1 duke folur për “vdekjen e mijëra ukrainasve të pafajshëm dhe ushtarëve rusë”, por bindjet e ish-kreut të Formula 1 u shfaqën të pandryshueshme.
“Nuk ishte e qëllimshme. Shikoni sa herë Amerika është zhvendosur në vende të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me Amerikën. Në fakt kjo luftë u pëlqen amerikanëve, sepse ata shesin armë”, shtoi ai.
Në vitin 2019, ish-kreu i Formula 1 tha se Vladimir Putin është lideri më i fortë në Europë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...