Finlanda dhe Suedia të martën nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit në NATO

15:07 | 30 Qershor 2022
A. B.

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre për anëtarësimin në NATO të martën, këtë e konfirmoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Por ai theksoi se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s.

I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai tha: “Gjithmonë do të ketë dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi, ne jemi kombe demokratike.”

Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që anëtarët të jenë të bashkuar rreth çështjeve thelbësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme