Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca e 77 plenare me të vetmën pikë në rend të ditës, interpelanca ndaj punës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi. I pari në procedurale u deklarua Xhaferi i cili e spiegoi zhvillimin e kësaj seance.
Ai tha se shumë herë është akuzuar se i ka mbajtur në sirtar interpelancat.
“Të jem i qartë, këto çështje nuk kanë të bëjnë me mua por me procedurën, për këtë shkak sot është në propozim që të jetë pika e vetme në rendin e ditës”, tha Xhaferi.
Xhaferi tha se nuk do të bie në nivelin të ofendojë si Mickoski
“Opinioni pret që unë të vazhdoj të ofendoj në baza personale dhe nuk do të bie në nivelin e ofendimit personal si Hristijan Mickoski. E kam lejuar të ulet në seancë plenare si kryetar i opozitës, gjë që po ndodh për herë të parë në histori”, tha Xhaferi.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...