Prokuroria e Ferizajt dje ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut të dyshuar për vrasjen mizore të 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Marigona Osmani vitin e kaluar ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u identifikuan pas disa orësh dhe u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.
Sipas aktakuzës të publikuar dje, thuhet se tashmë e ndjera para se të vritej ishte dhunuar të paktën dy herë po atë ditë.
Ndër reagimeve të shumta edhe nënkryetarja e PDK-së ka reaguar në rrjetin social Facebook.
Çitaku ka thënë se nuk ka patur forcë ta lexoj deri në fund aktakuzën.
“Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, ka shkruar Çitaku.
Ndër të tjera Çitaku ka thënë se kjo vrasje të shërbej si kambanë për luftën kundër mentalitetit.
“Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale. Dhimbje e trishtim pafund”, ka shkruar në fund Çitaku.
Në gushtin e vitit të kaluar, Kosova u trondit nga vrasja e Marigona Osmanit nga ish-bashkëshorti i saj Dardan Krivaça në Ferizaj.
Sipas aktakuzës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.
Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu të dyshuarit për vrasjen e vajzës 18-vjeçare, gjenden në paraburgim që nga muaji gusht 2021./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...