Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, siç po e promovon Qeveria Kurti.
Abdixhiku në seancë të Kuvendit tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë mirë gjendjen reale në Kosovë dhe të ndërmarrë masa.
“Ju s’keni zhvillim ekonomik, s’jeni në gjendje të ndërmerrni as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim. Do të bëheshit vendi i parë që me politika sociale e rrisni zhvillimin ekonomik. Inflacioni është 13 përqind, Albin. Që ta kuptojnë gjithë, ky inflacion s’vjen prej Albinit, po vjen prej luftës së Putinit, por çështja s’është çka bën Putini, por Albini. Me 13 përqind inflacion, ato 200 mijë euro kursime sot bëjnë 170 mijë, 50 mijë eurot e baxhanakut tash bëjnë 40 mijë euro. Por, problemin e kam për ata njerëz që janë në kufirin e mbijetesës”.
Kryetari i LDK-së tha se ka dhënë propozime, por se Qeveria ka inat me propozuesin dhe jo me propozimin.
“Kur ke qenë në vendin tim e ke dhënë po të njëjtin propozim. Nuk mbahet shteti me shtesa sociale”. /arbresh.info/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...