Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona me finalizimin e operacionit të koduar “Green mail” në Tiranë.
Sipas Policisë, si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua.
Nga hetimet ka rezultuar se A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës.
Nga hetimet ka rezultuar se 64-vjeçarja, ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të 34-vjeçarit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...