Google ADS

Shigjetarët e Kosovës i humbin sfidat e para në Lojërat Mesdhetare

12:19 | 30 Qershor 2022
K.B

Eksperienca e Kosovës në shigjetari në Lojërat Mesdhetare nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy garuesit kosovarë, Edo Dvorani dhe Valmir Gllareva janë mposhtur në duelet e para në harkun olimpik.

Dvorani u mposht nga francezi Iban Bariteaud me rezultat të përgjithshëm 4:6, shkruan “Gazeta Express”.

E humbje me të njëjtin rezultat në fund pësoi edhe garuesi tjetër ksovar, Valmir Gllareva, i cili u ndal nga italiani Alessandro Paoli.

Ndërkohë, me pushkë ajrore është duke garuar edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme