Punonjësit që punojnë 49 ose më shumë orë në javë mesatarisht pinë më shumë alkool, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Studimi thekson se konsumimi i alkoolit rritet sapo njerëzit punojnë më shumë se 40 orë në javë, transmeton portal arbresh.info
Autori i studimit, profesor Loud Goderis, nga Universiteti i Belgjikës, tha se dihet se orët e gjata të punës janë stresuese, dhe se alkooli e redukton stresin.
“Pija mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar dhe pas një jave punë të gjatë apo të vështirë, ju mendoni se meritoni një ‘shpërblim’ që do t’ia bëni vetes si dhuratë”, shpjegon ai arsyet e rezultatit të studimit.
Të dhënat e mbi 105 mijë njerëzve zbuluan se ata që punojnë mes 41 dhe 48 orë në javë konsumojnë mesatarisht 10.4 gram më shumë alkool të pastër në javë sesa ata që punojnë 35 deri në 40 orë standarde. Kjo rritet në 17.7 gramë më shumë për njerëzit që punojnë 49 deri në 54 orë, që është e barabartë me një litër shtesë birrë të dobët ose një gotë të vogël verë.
Udhëzimet e Institutit Britanik të Shëndetit Publik (NHS) sugjerojnë që njerëzit nuk duhet të pinë rregullisht më shumë se 14 gota alkool në javë, sidoqoftë puna nga shtëpia gjatë pandemisë dhe puna shtesë për shkak të mungesës së parave ka bërë që njerëzit të punojnë më gjatë se mesatarja.
Kjo mund të çojë që më shumë njerëz të pinë dhe të dëmtojnë shëndetin e tyre, paralajmëroi profesor Goderris.
“Stresi i zgjatur mund të çojë në konsum të rrezikshëm të alkoolit tek njerëzit që janë të prirur për këtë lloj varësie, por ne nuk mund ta vërtetojmë këtë në këtë studim. Orari i punës ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe për këtë duhet folur në mbarë botën”, përfundon ai./sun/arbresh.info/
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...