Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës “që të mos merret me dialog teknik, por me çështje që përmbyllin shtendërtimin e Kosovës”, shkruan arbresh.info.
Në foltoren e Kuvendit ai e cilësoi samitin e fundit të Bashkimit Evropian si “samit të ndëshkimit”. U përfol gjatë se nga aty do të dalë një qëndrim pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por një gjë e tillë s’u përfshi në konkluzat e samitit.
Hoxhaj ka thënë se duhet t’u dërgohet të gjitha vendeve anëtare një letër me të cilën tregohet se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i kërkoi kryeministrit që “të mos prodhojë lajme, por politika”.
“Dhe kërkoj prej kryeministrit dhe Qeverisë që të gjitha institucioneve të BE-së dhe të gjitha shteteve anëtare t’u dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar nga viti 2018. Lajmet që i prodhojmë në Prishtinë nuk janë lajme në Bruksel”, tha Hoxhaj./arbresh.info.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...