Google ADS

Dumoshi: Shkaku i kundërshtimit të VV-së sot jemi pa liberalizim të vizave

11:14 | 30 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi ka thënë se fajtore për mosliberalizimin e vizave fajtore janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët tha se shumica prej tyre kanë pasaporta të Shqipërisë, shkruan arbresh.info.

Ajo ka thënë se për 10 vite opozitarizëm, LVV kundërshtoj secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj.

“Nuk bënin dot dallimin në mes opozitarizimit dhe interesit të vendit, i rëndësishëm ishte marrja e pushtetit me çdo kusht. Një kundërshtim të madh bënë edhe për marrëveshjen me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare, dhe penguan ratifikim e kësaj marrëveshje që hapte rrugë liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj sot jemi pa liberalizim, mundësinë e humbur atëherë nuk po mundemi ta kemi as tash, qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka shtuar se maltretimi i qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj Qeverie.

“Ky maltretim qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj qeverie, pasi që pjesa më e madhe e tyre është e pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm”, tha Dumoshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme