Google ADS

Musliu: I bëjë thirrje AUV-it të bëjë dezinfektimin e rregullt të objekteve të karantinimit të kafshëve

11:11 | 30 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje urgjente Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës të bëjë dezinfektimin e rregullt e objekteve të karantinave të kafshëve, shkruan arbresh.info.

“Un sot dua të adresoj një shqetësim qe serioz që kam hasur tek shume blegtorë qe kam hasur gjatë  këtyre ditëve e ky shqetësim që ka të bëjë me trajtimin e objekteve të krantinave të kafshëve të gjalla që importohen në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj në këtë kohë pandemie jemi të rrezikuar të gjithë nga mos kujdesja e këtyre objekteve të karantinimit, sepse nga moskujdesja ndaj blegtorëve shumë fermer e kanë reduktuar numrin e kafshëve dhe nga kjo ka mungesë të qumshtit.

“I bëjë thirrje urgjentisht Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës të ndërrmarr hapa konkret të bëjë dezinfektimin e rregullt dhe ta shpeshoj sepse jemi në kohë pandemie dhe viuruset janë rrezik ne gjdo kohe por nuk guxojmë në asnjë kohë të rrezikojmë fermat e Kosovës dhe ti dëmtojmë blegtorët e Kosovës, shumë blegtorë e kanë redukutar numrin e kafshëve dhe nga kjo në Kosovë ka mungesë të qumshtit”, theksoi Musliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme