Në Dubai javë më parë është hapur biblioteka mbresëlënëse, që ka formën e mbajtëses së Kuranit ndërsa shërbimet brenda saj janë plotësisht të robotizuara.
Pyetjet që i bën vizitori, përgjigjet i merr nga roboti, ku procesi i marrjes së një libri është plotësisht i automatizuar.
Në kulmin e ndërtesës gjenden dritare që mundësojnë të ketë ndriçim të mjaftueshëm natyral. Me këtë veprim është reduktuar përdorimi i energjisë elektrike.
Biblioteka përdor ujë, sistem të klimatizimit për ruajtjen e hapësirave të gjelbëruara. Në të gjendet hapësira për lexim të qetë, e para se gjithash është e dedikuar për personat autik dhe ata që kanë nevojë për koncentrim të madh derisa lexojnë.
Në bibliotekë është qendra më e madhe kulturore në këtë pjesë të botës. Ka 1.1 milion libra të shtypur dhe digjital. Janë të ekspozuara edhe partiturat muzikore, kopjet e gazetave nga e tërë bota si dhe koleksione shumë të shtrenjta.
Në mesin e tyre edhe një kopje unike e Kuranit, atllasit dhe dorëshkrime që datojnë nga shekulli i XIII. Për ndërtimin e kësaj biblioteke në Dubai janë ndarë 270 milionë dollarë. /arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...