Google ADS

Ishte shtyrë udhëtimi për haxh pasi avioni kishte defekt teknik, BIK del me njoftim

10:45 | 30 Qershor 2022
A. B.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se grupi i dytë i besimtarëve myslimanë ka arritur në Mekë.

“Ju njoftojmë se grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur në aeroportin e Xhedes”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ky grup kishte për të udhëtuar të mërkurën për në Arabinë Saudite ku gjendet Qabja.

Por aeroplani që ishte përcaktuar t’i çonte në destinacion – ka pësuar një defekt teknik.

Rrjedhimisht udhëtimi është shtyrë për sot – dhe ka ndodhur. /arbresh.info/

lexo edhe:

Pas defektit me avion, nisen për në Haxh grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme