Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që ka shkaktuar dhunë në familje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari i ka fyer prindërit e tij dhe më pas edhe janë përleshur fizikisht, por pa lëndime trupore.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 29.06.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje duke i fyer prindërit e tij dhe më pas edhe janë përleshur fizikisht ,por pa lëndime të dukshme trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...