Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol lëshoi një fletëthirrje të mërkurën për ish-këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, i cili ka qenë i lidhur me takimet në të cilat avokatët debatuan strategjitë për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve nga ish-presidenti Donald Trump.
Komisioni i 6 Janarit tha se i kërkoi zotit Cipollone të dëshmonte pasi mori prova të tjera për të cilat ai ishte “i pozicionuar në mënyrë unike për të dëshmuar”.
Zoti Cipollone, i cili ishte avokati kryesor i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, thuhet se ka ngritur shqetësime në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe në një moment kërcënoi të jepte dorëheqjen.
Komisioni që po heton çështjen tha se ai mund të kishte informacion në lidhje me disa përpjekje të aleatëve të zotit Trump për të përmbysur Kolegjin Zgjedhor, nga organizimi i të ashtuquajturve “zgjedhës alternativë” në shtetet që demokrati Joe Biden kishte fituar deri te përpjekja për të emëruar një besnik që mbështeste teori të rreme të mashtrimit të votuesve si prokuror të përgjithshëm.
Fletëthirrja erdhi një ditë pasi ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson dha detaje të reja rreth sjelljes së ish-presidentit Trump më 6 janar 2021, kur mijëra mbështetës të tij marshuan drejt Kapitolit dhe u futën brenda për të ndërprerë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga demokrati Joe Biden.
Zonja Hutchinson tha se Cipollone paralajmëroi para 6 janarit se do të kishte “pasoja të rënda ligjore” nëse zoti Trump do të shkonte në Kapitol me protestuesit që pritej të mblidheshin jashtë ndërtesës së Kongresit.
Mëngjesin e 6 janarit, dëshmoi ajo, zoti Cipollone përsëriti shqetësimet e tij se nëse zoti Trump do të shkonte në Kapitol për të tentuar të ndërhyjë në certifikimin e zgjedhjeve, “ne do të akuzohemi për çdo krim që mund të mundshëm”.
Ligjvënësit Bennie Thompson dhe Liz Cheney, kryetari dhe nënkryetarja e Komisionit që po heton ngjarjet e 6 janarit, thanë në letrën e tyre drejtuar zotit Cipollone se ndërsa ai i kishte dhënë më parë Komisionit një “intervistë jo-zyrtare” më 13 prill, refuzimi i tij për të dhënë dëshmi me shkrim e bëri të nevojshme fletëthirrjen e tyre.VOA
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024