Eksperienca e Kosovës në Lojërat Mesdhetare do të vazhdojë sot me tetë sportistë, të cilët do të garojnë në sportet respektive.
Njëjtë si dje, edhe sot vendi ynë synon të fitojë medalje në “Oran 2022”, që po mbahet në Algjeri.
Vendi ynë i siguroi dy medaljet e para dje me Distria Krasniqin e artë dhe Flaka Loxhën e bronztë.
Kurse, sot Kosova krejt sytë dhe shpresat i ka përsëri tek xhudoja,
Akil Gjakova, Arbër Kullashi dhe Laura Fazliu do të futen në tatami me synim që të fitojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz.
Garat e tyre do të fillojnë në orën 12:00 me kohën tonë lokale.
Ndërkaq, ditën e pestë të Lojërave Mesdhetare e nis shenjëtari Drilon Ibrahimi, i cili me pushkë ajrore do të garojë nga ora 10:15.
Më pas, garat do t’i nisin shigjetarët Valmir Gllareva e Edi Dvorani me hark.
Ata do të garojnë rreth orës 10:30.
E në mbrëmje do të jetë koha për atletikën dhe për boksin.
Atleti Muhamed Ramadani do ta sprovojë veten në hedhjen e gjyles në orën 20:20, kurse afërsisht në atë kohë do të zbresë në ring boksieri Shpëtim Bajoku, në kërkim të gjysmëfinales në kategorinë deri në 63 kilogramë. /arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...