Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të Samitit të NATO’s që është mbajtur në Madrid të Spanjës.
Në një video që e publikoi gjatë ditës nga samiti, Rama u pa duke biseduar me Bidenin dy herë.
Përmes një postimi në Tëitter, ai ka zbuluar për çfarë biseduan. Rama ka thënë se ka dëgjuar nga Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO.
Sipas Ramës, Biden ka shprehur edhe dëshirë për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.
“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama.
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh🙏 pic.twitter.com/wR6iB8Y1S9
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022
Vinicius tregon se çfarë iu tha Ancelotti pas pjesës së parë
BQK merr pjesë në takimin vjetorë të FMN-së dhe BB-së në Was...
Policia shqiptoi 2 mijë e 416 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Meta mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë
Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prizren
Ancelotti: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë