Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë vjedhur karburant nga firma ku ata punonin.
Në pranga kanë rënë A.K., 46 vjeç dhe M.V., 39 vjeç, të cilët ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar gjatë muajit të fundit, ata kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/
Vinicius tregon se çfarë iu tha Ancelotti pas pjesës së parë
BQK merr pjesë në takimin vjetorë të FMN-së dhe BB-së në Was...
Policia shqiptoi 2 mijë e 416 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Meta mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë
Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prizren
Ancelotti: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë