Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim njoftues, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Sipas njoftimit të LDK-së në “Facebook”, Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike, si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkrahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok. /arbresh.info/
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira