Google ADS

Kuvendi nesër diskuton rritjen e çmimeve, në rend dite edhe mocioni për shkarkimin e bordit të ZRrE-së

14:59 | 29 Qershor 2022
arbresh.info

Nesër, në orën 10:00 Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të mbahet debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.

Në rend dite është edhe shkarkimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
  4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme