Vdes një nga balerinat e para shqiptare

14:50 | 29 Qershor 2022
A. B.

Sot ka ndërruar jetë njëra nga balerinat e para kosovare, Esma Mulla.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një postimi të publikuar në Facebook.

Postimi i plotë i MKRS-së:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi.

Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik! /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme