Google ADS

Mane: Nuk jam këtu për të zëvendësuar Lewandowskin

14:34 | 29 Qershor 2022
K.B

Sadio Mane këmbëngul se nuk e konsideron veten si zëvendësues të Robert Lewandowski te Bayern Munich.

Me ardhjen e Mane nga Liverpool, Lewandowski po bën agjitacion për një kalim te Bayern Munich.

Por bashkëlojtari i ri i polakut nuk mendon se është transferuar në Allianz Arena për ta zëvendësuar Lewan.

“Është e qartë se Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Mane për Sky Deutschland.

“Por, unë nuk jam personi i duhur për të folur për të ardhmen e tij apo për të thënë se çfarë duhet të bëjë klubi tani”, përfundoi sulmuesi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme