Duke iu drejtuar samitit të NATO-s, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pyeti liderët e aleancës ushtarake gjatë një takimi të mërkurën, nëse Ukraina nuk kishte paguar mjaftueshëm për anëtarësimin e vendit, shkruan CNN.
“A është ende i pamjaftueshëm kontributi ynë në mbrojtjen si të Europës ashtu edhe të gjithë qytetërimit? Çfarë tjetër nevojitet më shumë,” “Ne kemi nevojë për garanci sigurie dhe ju duhet të gjeni një vend për Ukrainën në hapësirën e përbashkët të sigurisë”, shtoi ai.
Presidenti, i bëri thirrje gjithashtu NATO-s të “rishikojë” mënyrën se si e vlerëson krahun e saj lindor.
“Duhet të eleminojmë zonën gri, të garantojmë siguri së bashku me Ukrainën”, tha ai.
“Mendoni vetëm për një fakt tani: sot, një vend që nuk është anëtar i NATO-s, edhe pse me mbështetjen tuaj, ka frenuar për më shumë se katër muaj një shtet, të cilin ju të gjithë e identifikoni zyrtarisht si kërcënimin kryesor për veten tuaj. Ne po e pengojmë Rusinë të na shkatërrojë dhe të ju shkatërrojë juve”, tha Zelensky.
“A është rastësi që të gjithë aleatët në lindje, të gjithë fqinjët tanë, janë në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO?
Jo, kjo nuk është një rastësi. Kjo është logjika, përfundoi ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...