Google ADS

Rama në Samitin e NATO’së krahë për krahë me Bidenin

12:35 | 29 Qershor 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Rama shihet duke marrë pjesë në foton e grupit të liderëve të NATO-së, por ajo që bie në sy është një diskutim nga afër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ndërsa nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Biden, biseda e tyre duket shumë miqësore dhe e hapur.

Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Madrid. Pjesë e delegacionit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme