Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, radioaktivizimit, rezatimit ultravjollcë, asbestit, disa kimikateve dhe ndotësve të tjerë është shkaktarë për 10 përqind të rasteve me kancer në Europë, ka zbuluar një raport nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Me më shumë se tre milionë pacientë të rinj dhe 1.3 milionë vdekje çdo vit, kanceri është bërë një nga prioritetet kryesore të Komisionit Europian në fushën e shëndetësisë, duke nxitur propozime legjislative për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe ujit, në një përpjekje për të reduktuar ekspozimin e njeriut ndaj mjedisit të ndotur, transmeton portal arbresh.info
Shefi i Agjenicsë Europiane të Mjedisit, tha se ulja e ndotjes së ajrit do të ishte “një investim efektiv” në mirëqenien e qytetarëve.
“Ne shohim ndikimin që ka ndotja në mjedisin tonë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve europianë dhe kjo është arsyeja pse parandalimi i ndotjes është kaq thelbësor për mirëqenien tonë”, tha ai në një deklaratë.
Ndotja e ajrit në vetvete i atribuohet rreth një për qind të të gjitha rasteve të kancerit, veçanërisht të mushkërive, dhe rreth dy për qind të të gjitha vdekjeve nga kanceri në Europë.
Ndërsa BE-ja vendosi standarde ligjërisht të detyrueshme të cilësisë së ajrit për të trajtuar ndotjen e ajrit në vitin 2015, shumica dërrmuese e popullsisë në Europë është ende e ekspozuar ndaj përqendrimeve të ndotësve të ajrit.
Aktualisht janë në vazhdim 29 procedura shkeljeje, kundër 18 shteteve anëtare, për moszbatimin e rregullave aktuale të cilësisë së ajrit në BE.
Ekspozimi ndaj emetimit toksik të radonit në ndërtesa lidhet me deri në dy përqind të rasteve të kancerit, ndërsa rrezatimi ultravjollcë – i emetuar kryesisht nga dielli – vlerësohet të jetë përgjegjës për deri në katër përqind të të gjitha rasteve në Europë.
Norvegjia, Danimarka, Suedia, Holanda dhe Gjermania shënuan numrin më të madh të rasteve me melanoma në Europë gjatë vitit 2020.
Për më tepër, ekspozimi ndaj asbestit dhe kimikateve të caktuara, të tilla si PFAS dhe pesticidet e rrezikshme, renditen gjithashtu si faktorë rreziku në nxitjen e kancerit.
Në përgjithësi, 34 milionë kimikate toksike prodhohen dhe konsumohen çdo vit në BE./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...