Ministrja Haxhiu flet për kundërshtimet e KPK’së: Ata po duan t’i ruajnë pozicionet e tyre

12:10 | 29 Qershor 2022
arbresh.info

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është miratuar Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Nëpërmjet këtij projektligji synohet të bëhet reforma në drejtësi. Për të njëjtin projekt ligj, Ministria e Drejtësisë ka marrë dy opinione nga Komisioni i Venecias, shkruan arbresh.info.

Por pavarësisht kësaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, duke u shprehur të pakënaqur, shkruan arbresh.info.

Për më tepër ata paralajmërojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, përmes Avokatit të Popullit.

Por, për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Këshilli Prokurorial ka qenë i pranishëm deri ne fazat përmbyllëse në legjislacion.

“Keni parasysh që për të njëjtin i kemi dy opinione të komisionit të Venecias”, deklaron Haxhiu.

Sipas ministres Haxhiu, gjithë këto kundërshtime po ndodhin për shkak që ata po duan t’i ruajnë pozicionet e tyre.

“Këto nuk është se janë reagime me qëllim të ruajtjes së sistemit të drejtësisë, mirëpo duket që janë reagime që kanë për qëllim që të ruajnë pozicionet që ata i mbajnë”, deklaron Haxhiu.

Ajo thotw se ky projektligj është një reformë për sistemin e drejtësisë.

“Ka kaluar një projektligj i rëndësishëm që ka të bëjë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe është një reformë e madhe për sistemin e drejtësisë dhe në të njejtën reformë, ka marrë pjesë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, deri ne fazat përmbyllëse në legjislacion, ata kanë qenë të pranishëm. Keni parasysh që për të njëjtin i kemi dy opinione të komisionit të Venecias, që vërtetojnë ndryshimet tona dhe që konsiderojnë që të njëjtat janë në linjë me standardet evropiane apo të drejtat e njeriut”, thotë Haxhiu.

E para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e befasuar që Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka bërë thirrje që të mos zbatohet një ligj i cili është nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Për mua është hera e parë dhe madje paparecedentë se si një institucion si KPK, përdor deklarata të tilla kërcënuese, dhe jep shembullin më të keq nëpër qytetarët e Kosovës se si duhet të mos  zbatohen ligjet e nxjerra nga Kuvendi”, tha Haxhiu.

Gjatë ditës, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), deklaroi se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme