Google ADS

Qershitë që kushtojnë sa floriri: 3400 euro për një kuti me qershi në Japoni

11:24 | 29 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ëmbëlsia e famshme e këtyre perlave të kuqe bëri që një blerës anonim të paguante 280 euro për një qershi të vetme gjatë një ankandi ditët e fundit në Hachinohe, në veri të Japonisë.

Por, për njërën nga këto pako, një merakli vendosi që të paguante 4300 euro, transmeton portal arbresh.info

Numri i paketave në dispozicion ishte rreth pesëdhjetë, secila përmbante 15 fruta me vlerë. Kyoko Nagatsuka, fituesja e ankandit, tha se ishte shumë e kënaqur me qëllimin e arritur pasi ishte e vetëdijshme se “nuk mund t’i gjente askund tjetër”.

Të konsideruara si një dhuratë për t’u vendosur brenda një grupi elitar, “Aomori Heartbeats” janë pjesë e cilësisë së zemrës juno. Kostoja e tyre e lartë është pasojë e disponueshmërisë së tyre të pakët në treg.

Përveç disponueshmërisë së reduktuar, fakti që ky frut jepet si simbol i fatit në raste të rëndësishme, i shtyn çmimet gjithnjë e më të larta.

Për të respektuar parametrat që lejojnë që frutat të mbeten një mall i nivelit të lartë, qershitë duhet të përmbajnë 20 gradë sheqer dhe të kenë një diametër më shumë se 2,8 cm, duke u bërë qershitë më të mëdha të rritura në të gjithë zonën e Japonisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme