Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot ka zgjedhur që t’i thotë ‘mirëmëngjes’ më ndryshe të gjithë atyre që e kanë mik ose e ndjekin në Facebook.
Ai, ndryshe nga ditët e tjera kur poston fotografi dhe video duke promovuar vendet e bukura dhe ‘perlat e fshehura’ të Shqipërisë, ka publikuar momentin kur bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë hyrë në pritjen e organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës për shtetet pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Nga sot deri më 30 qershor në Madrid të Spanjës do të mbahet Samiti i NATO-s ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë të 44 vendeve, 30 prej të cilëve janë anëtarë, çka e bën samitin me pjesëmarrjen më intensive në historinë e NATO-s./arbresh.info/
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...