Vladimir Putin është një “terrorist” që udhëheq një “shtet terrorist”, sipas presidentit të Ukrainës.
Ditën e djeshme nëpërmjet një video mesazhi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara.
Ai i kërkoi gjithashtu OKB-së që të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar aktet ruse gjatë luftës, shkruan Sky News.
“Ne duhet të veprojmë urgjentisht për të bërë gjithçka, për ta bërë Rusinë të ndalojë vrasjet,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin.
“Putini është bërë terrorist. Akte terroriste të përditshme. Çdo ditë ata punojnë si terroristë.”
Zelensky përmendi nenin 6 të kartës së OKB-së, sipas të cilës nëse se një anëtar “i cili ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme parimet e përfshira në këtë Kartë mund të përjashtohet nga organizata”.
Megjithatë është praktikisht e pamundur që Rusia të dëbohet, pasi është një anëtare e përhershme e këshillit dhe mund të vërë veton për të bllokuar çdo mocion për ta shkarkuar atë./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...