Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se qytetarëve shqiptarë po u ngushtohet laku që u ka vendosur Edi Rama me çmimet.
“Të dhëna shumë të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro më shumë. Dhe jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim, të themi gjysmën e tyre, por përkundrazi, ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kemi një qeveri pa moral që merr vendime sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
“Tani është vërsulur mbi biznesin me paketën e re fiskale, për t’i falimentuar masivisht. Pasi u kishte premtuar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë shtim në taksa. Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike”, tha Berisha. “Nuk ka pasur që nga Diktatura deri më sot, një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët, si kjo qeveri”./A2
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...