Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Në takim u diskutua për zhvillimin e fundit në vend dhe për veprimet e fundit të Qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të drejtave të pakicave.
Ambasadori Davenport u shpreh i kënaqur me dakordimin e arritur mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji. I kënaqur u shpreh edhe me procedimin e programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinë.
Ai po ashtu falënderoi kryeministrin për video-adresimet e tij të fundit në gjuhën serbe.
Respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve janë vlera dhe prioritete të qeverisë, tha kryeministri Kurti.
Ai po ashtu foli për synimin e qeverisë që rritja ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë, nga e cila të gjithë përfitojnë sepse të gjithë kanë kontribuar.
Gjatë këtij viti të fundit, shtoi kryeministri Kurti, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe qeverisja demokratike shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe janë thelbësore për paqe të qëndrueshme, progres dhe mirëqenie sociale për të gjithë.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën edhe për qendrat mësimore të dedikuara për pakicat si mekanizma të rëndësishme në uljen e numrit të fëmijëve rom, ashkalinj dhe egjiptian që braktisin shkollën dhe që mundësojnë integrimin e mëtejmë të tyre në sistemin arsimor.
Duke vendosur theksin te nevoja për mbështetje për këto qendra, kryeministri tha se integrimi bëhet më i mundshëm atëherë kur qytetarët e Republikës së Kosovës mësojnë dhe punojnë së bashku. /arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...