Kurti: Ne zotohemi se do bashkëpunojmë dhe do e mbështesim Postën e Kosovës

17:24 | 28 Qershor 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me zëvendësministrin, Mentor Arifaj kanë vizituar sot Postën e Kosovës.

Pas përfundimit të vizitës në Postë, Kurti para mediave tha se në këtë takim u diskutuan  shumë çështje që ndërlidhen me Postën e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Sipas Kurtit, gjatë muajit maj të këtij viti, Posta e Kosovës ka realizuar të hyra më të larta se shpenzimet.

“ I diskutuam shumë çështje të Postës së Kosovës dhe gjithashtu sfidat dhe vështirësitë që i kanë. Por, lajmi i mirë është se në muajin maj të këtij viti kemi pasur bilanc pozitiv në Postën e Kosovës, të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Dhe ky është natyrisht rezultat i punës së përbashkët të këtij kolektivi, i cili ofron univerzal të shtetit”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar stafin dhe punëtoret e Postës, të cilës sipas tij, për shërbimet e shpejta dhe cilësore që ua ofrojnë qytetarëve të Kosovës, duke u premtuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj ndërmarrje publike.

“Ne zotohemi se do të bashkëpunojmë me Postën e Kosovës, dhe do t’i mbështesim në mënyrë që shërbimet te tyre të jenë edhe më të shpejta dhe më cilësore” ,tha Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme