Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë kundër propozimit të e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili të hënën ka thënë se “duhet një udhërrëfyes shtesë për Kosovën”, në procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas Hotit kjo nuk duhet pranuar, pasi mosliberalizimi i vizave për Kosovën është çështje e disa shteteve specifike brenda Bashkimit Evropian – jo e Kosovës si zbatuese e kritereve për liberalizim vizash.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që nga marsi i viti 2018 dhe meriton t’i liberalizohen vizat”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka treguar se çfarë është bërë për ta bindur Francën si shtet skeptik ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Për të bindur Francën, në vitin 2020 është ngritur grupi punues i Ministrive të Brendshme respektive për të vënë në dispozicion të insiticioneve fanceze informatat e nevojshme për vendimmarrje positive”, ka thënë Hoti. “Ky grup punues është vendosur të formohet në takimin që kemi pasur me Presidentin Macron në korrik 2020, duke ndjekur shembullin e mirë të Qeverisë Haradinaj me Gjermaninë në vitin 2019. Ky grup e ka kryer punën e vetë dhe tani duhet pritur vendimi pozitiv, sepse nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga Kosova”, ka mbaruar ish-kryeministri i Kosovës.
Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që përballet me regjim vizash. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...