Sharon Stone thotë se ka humbur 9 fëmijë nga aborti spontan

15:00 | 28 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur, Sharon Stone, ka deklaruar se ka pësuar 9 aborte spontane, ndërsa  përvojën ajo e ka përshkruaj si një gjë “jo të vogël fizike dhe emocionale”.

Ylli i “Basic Instinct” e zbuloi këtë në një koment duke iu përgjigjur një postimi në Instagram nga revista “People”, transmeton portal arbresh.info

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje,” shkroi Stone. “Kam humbur nëntë fëmijë si pasojë e abortit spontan”.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, megjithatë ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të duruar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjenje dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi nevojë”, shtoi ajo.

“Shëndeti dhe mirëqenia e grave është në lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, që në fakt janë një përpjekje injorante dhe e dhunshme”, shtoi ajo.

Përdoruesit e Instagram-it e falënderuan aktoren 64-vjeçare që u tregua e hapur për historinë e saj. “Të jesh në gjendje të përforcosh përvojat e jetuara të grave është hapi i parë drejt krijimit të ndryshimeve të nevojshme,” shkroi një përdorues.

Sharon Stone ka 3 djem të birësuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme