Google ADS

26 panele solare vendosen në palestrën sportive “Mizahir Isma”

14:32 | 28 Qershor 2022
arbresh.info

Me një ceremoni solemne, sot, u inauguruan 26 panele solare me fuqi 10 kWp në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, të cilat mundësojnë uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Prodhimi vjetor nga ky sistem është rreth 13000 kWh, ndërsa 13,530.28€ është vlera e këtij projekti të financuar nga KFOR-i Italian me bazë në Pejë.

Vendosja e paneleve solare do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike deri 35% dhe në cilësinë e ajrit.

“Janë instaluar gjithsej 26 panele diellore dhe mesazhi im në këtë ditë të bukur me diell është: sa më shumë investime në energji të ripërtëritshme, me theks të veçantë në atë diellore. Faleminderit për donacionin, Kolonel Marco Javarone, Komandant i KFOR-it për Rajonin Përëndimor të Kosovës!
Urime për sportistët dhe sportdashësit”, tha në postimin e tij kryetari  i Rahovecit, Smajl Latifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme