Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar një krim lufte sulmin e Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuck të Ukrainës.
Në fjalën e tij në përfundim të samitit të G7 në Gjermani, Macron tha se Rusia nuk duhet ta fitojë luftën dhe u zotua të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Pushtimi i Rusisë është larg përfundimit, por rindërtimi është në proces, shtoi ai.
Macron u shpreh se agresioni i Rusisë ka një qëllim – dorëzimin e Ukrainës.
“Askush nuk mendon se lufta do të përfundojë në javën ose muajin e ardhshëm”, tha Macron, por ai me shpresën se ajo do të përfundojë deri në fund të vitit./abcnews/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale