Ministria ruse e mbrojtjes, ka komentuar sulmin në një qendër tregtare në qytetin ukrainas, Kremenchuk. Ministria thotë se Rusia e kreu sulmin, por zjarri vdekjeprurës u shkaktua nga shpërthimi i municioneve që ndodheshin brenda.
Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk ka në shënjestër civilët, shpesh duke pretenduar se sulmet vdekjeprurëse janë në objektiva legjitime ushtarake, apo edhe sulmet janë kryer nga vetë forcat ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një postim në Telegram forcat e saj ajrore sulmuan objektivat që përmbanin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
“Shpërthimi i municioneve i armëve perëndimore shkaktoi një zjarr në një qendër tregtare aty pranë që nuk funksiononte”, tha ministria.
Ukraina ka deklaruar se kishte qindra njerëz në qendrën tregtare në momentin e sulmit. Të paktën 18 persona dihet se janë vrarë dhe të tjerë janë të zhdukur, thonë zyrtarët. /abcnews.al
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...