Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e shtatë për kultivimin e kanabisit.
Në një njoftim në rrjete sociale, Meta është shprehur se krimi i organizuar vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese ende nuk janë përqendruar seriozisht në luftën kundër kanabizimit dhe trafikut të drogës, kusht për integrimin europian”, ka theksuar Presidenti i vendit.
“Raporti i vitit 2022 i UNODC, zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet e rendit vendin tonë, kryesor në botë për kultivimin e kanabisit, duke e klasifikuar të shtatin nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin për periudhën 2016-2019, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit”, ka shtuar Meta, duke cituar gjetje nga raporti.
“Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heorinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore”, thotë Meta.
Sipas Presidentit, mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia, përdorimi i bandave në fushatat elektorale dhe dhënia për ta si “koncension” i vijimit të trafiqeve, që po dëmton seriozisht imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
“Të gjithë shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore”, shton Meta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...