E keni pyetur veten ndonjëhere se pse e keni gjuhën e bardhë?

10:54 | 28 Qershor 2022
Trina Galanxhi

A është gjuha juaj e bardhë apo rozë?

Ka disa arsye se pse zbardhet gjuha, transmeton portal arbresh.info

Një gjuhë e shëndetshme ka ngjyrë rozë, e mbuluar me papila, nyje të vogla që ndodhen në sipërfaqen e gjuhës dhe ka një strukturë të ashpër.

Ndryshimi i ngjyrës së gjuhës është shpesh pasojë e higjienës së keqe orale. Kur gjuha juaj është e bardhë, kjo do të thotë se mbeturinat e ushqimit, bakteret dhe qelizat e vdekura të vendosura midis papilave të përflakur mund të grumbullojnë baktere dhe kërpudha dhe të shkaktojnë një infeksion të gjuhës.

Gjuha e bardhë mund të jetë pasojë e rritjes së tepërt të Candida, një kërpudhë që shkakton infeksione mykotike. Normalisht, myku jeton në gojë, por kur grumbullohet, imuniteti i trupit bie, mund të përhapet në gojë, mishrat e dhëmbëve, gjuhë, bajamet dhe pjesën e pasme të fytit, duke krijuar gjuhë të bardhë, lezione, dëmtime, skuqje dhe madje edhe gjakderdhje.

Përveq gjuhës së bardhë, simptoma të tjera të Candida përfshijnë lodhjen, infeksionet mykotike të lëkurës, thonjve dhe shikimin e paqartë.

Shkaqet tjera janë:

Goja e thatë: Mungesa e pështymës në gojë mund të çojë në një rritje të baktereve. Përdorni një gargarë të rregullt që synon të luftojë simptomat e gojës së thatë.

Dehidratimi: Mungesa e lëngjeve mund të zvogëlojë imunitetin tuaj dhe të ndihmojë në prodhimin e baktereve. Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës (2-3 litra) për të rimbushur lëngjet tuaja natyrale.

Irritimi: Skajet e mprehta të dhëmbëve, protezat mund të gërvishten dhe të lëndojnë gjuhën tuaj. Këto plagë janë një terren ideal për zhvillimin e infeksioneve bakteriale. Kujdesi i mirë oral mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit nga këto gërvishtje.

Alkooli: Konsumimi i alkoolit mund të çojë në dehidrim dhe ta bëjë gjuhën tuaj të lënduar dhe të thatë. Nëse gjuha juaj është e ndjeshme, shmangni shpëlarjet e gojës me alkool.

Pirja e duhanit ose përtypja e duhanit mund të rrisë rrezikun e kancerit oral. Zvogëloni përdorimin e duhanit nëse është e mundur dhe pastroni gojën rregullisht.

Për të shmangur këtë gjendje është e nevojshme që të bëni pastrim të rregullt të gojës, të vizitoni dentistin tuaj çdo 6 muaj, lani dhëmbët dy herë në ditë me një pastë dhëmbësh që ka një efekt të provuar kundër kariesit dhe pllakës.

Vitaminat dhe mineralet që ju ndihmojnë për të tejkaluar këtë gjendje janë vitamina C dhe zinku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme